Deputetja e Partisë Demokratike duke folur nga foltorja e Kuvendit akuzoi qeverinë se në projektbuxheti vitit 2023 nuk u shërben qytetarëve por vetëm një pakice pranë qeverisë. Tabaku tha se ky buxhet parashikon rritjen me 130 milionë euro të taksave duke rënduar kështu biznesin e vogël. Deputetja e Partisë Demokratike u ndal dhe tek largimi i të rinjve drejtë Britanisë së Madhe, për të cilët tha se nuk i ka komentuar kurrë por që sipas saj këto ikje janë shembulli i qartë i tre mandateve të qeverisjes. Sipas Tabakut buxheti i vitit të ardshëm godet më të dobëtit dhe u jep para PPP-ve. Ajo u bëri thirrje të rinjve që ta shikojnë të ardhmën e tyre këtu teksa ‘thumboi’ atë që e quan kaska e vjetër e politikës, për të cilët tha se ‘kanë kapur për fyti’ tranzicionin.
Jorida Tabaku: Taksat do të rriten me 130 milionë euro. E njëjta filozofi si në këtë 9 vite. Me pak fjalë taksimi progresivv e kanë shpallu të vdekur, ky nuk është një buxhet për familjet shqiptare por për bizneset. Duket se shqiptarët po jetojnë në një vend që askush nuk e ndjen. Ndërsa ky që sot ne po diskutojmë nuk ëhstë një buxhet historik as për ndihmën ekonomike por do të mbahet mend se në një kohë krize kjo qeveri rrit me 130 milionë euro taksat. Besoj e keni dëgjuar rëndomtë se ky është buxheti më i rritur nuk është kështu, është rritur në taksa. Ky buxhet ka rritjen më të lartë të taksave në 30 vitet e fundit. Ky buixhet ka vetëm një emërues të përbashkët, këmbëngulje deri në kokëfortësi që të paguguhen kontratat e PPP-ve. Sot 10 vite pasi kjo mazhorancë premtoj të bënte shtet, nuk mundi të luftonte me informalitetin. Ka goditur bizneset e dobëta. Kemi tre nivele taksimi për bizneset e vogla, dhe kjo i nxit ata që të aplikojnë tek fasha më e vogël. Tani të gjithë e dinë se pse larrgohen shqiptarët. Me një bilanc lufte dhe pse nuk jemi në luftë. Unë që kam jetuar në MB e kuptoj sesi priten lajmë të tilla në komunitettin shqiptar atje. Kjo ndikon në mënyrë të pandershme atje, me njerëz të jashtëzakonshmë, mjekë etj. Nuk ka dashur që ta përdor këtë si konsum politik se kemi boll dinozaurët politik që flasim për këtë. Kjo hemoragji është shembulli i tre mandateve qeverisjeje. Për shumë kënd rotacioni i pritshëm u bllokua dhe solli një kaos. Ftesa ime e parë ka qenë që në fillim, ta ndërtojmë europën këtë. Do të doja shumë që të rinjtë ta shihnin të ardhmen këtu, tek opozita. Ky tranzicion ka kapur për fyti Shqipërinë dhe ne do të shpëtojmë vetëm kur këta politikanë të largohen.

