Camilla mahniti në ngjarjen, e cila u zhvillua në Round House të Londrës, e veshur me një fustan të zi me dantella nga Fiona Clare dhe vathë diamanti Van Cleef & Arpels.
Bashkëshortja e mbretit Charles, Camilla bëri një paraqitje të rrallë me motrën e saj më të vogël Annabel Elliot të hënën mbrëma në çmimin Booker Prize.

Camilla mahniti në ngjarjen, e cila u zhvillua në Round House të Londrës, e veshur me një fustan të zi me dantella nga Fiona Clare dhe vathë diamanti Van Cleef & Arpels.
Motra e saj 73-vjeçare Annabel zgjodhi të vishte pantallona të zeza me një këmishë të bardhë. 75-vjeçarja foli me autorët dhe dha një nga çmimet Booker.
dër të pranishmit me të cilët foli ishte edhe Dua Lipa, e cila në fjalimin e saj shprehu dashurinë e saj për leximin. Ndër të tjera Dua e përmendi njërin nga librat e Ismail Kadaresë, “Kështjella”, duke pohuar se ky libër i ka ndihmuar të mësoj më mirë gjuhen shqipe, e ndër të tjera. Dua shtoj që përmes Kadaresë ka mësuar rreth rezistencës shqiptare. Gjatë bisedës së saj me Dukeshën, Dua Lipa u dëgjua duke thënë se “nuk do të këndonte” një shenjë kjo që Mbretëresha mund të jetë një fanse e madhe e këngëtares.
Më tej, Lipa i tha Mbretëreshës se ishte “tej mase e nderuar” si e përzgjedhura për të mbajtur fjalimin kryesor të mbrëmjes. Camilla u shoqërua në ngjarjen e rëndësishme nga motra e saj, Annabel Elliot, ndërsa prezantoi edhe çmimin fitues. Kjo ngjarje u krijua për të festuar dhe lidhur shkrimtarët e Booker të këtij viti me një gamë të gjerë lexuesish nga organizatorët e saj. Mbretëresha i dha fituesit të çmimit 50 mijë dollarë dhe trofeun e Çmimit Booker.

