Bosi i një prej grupeve më të rrezikshme mafioze në Itali, Matteo Messina Denaro ka udhëtuar shpesh drejt Shqipërisë ku duket se ka zhvilluar takime me përfaqësues të institucioneve, sipërmarrës dhe grupe kriminale.

Mediat italiane zbulojnë disa prej udhëtimeve që Denaro ka zhvilluar në shumë vende gjatë kohës që ka qenë në kërkim nga autoritetet.

“Supermafiozi” ka udhëtuar në Spanjë, Tunizi, Shqipëri e Mal të Zi. Sipas “IlFattoQuotidano”, Denaro ka dërguar në Shqipëri bashkëshortin e mbesës së tij, Luca Bellomo në Shqipëri për të krijuar kontakte.

Më pas, vijon artikulli, Denaro ka udhëtuar personalisht për të krijuar marrëdhënie me përfaqësues të institucioneve dhe sipërmarrës shqiptarë.

Në udhëtimin e tij të fundit në këto shtete, Denaro është ndalur edhe në Mal të Zi për të luajtur në një kazino.

Pas arrestimit të Denaros muajin e kaluar, autoritetet po përpiqen të rindërtojnë jetën e mafiozit italian përgjatë 30 viteve që ishte në arrati. Udhëtimet e tij të çojnë në Shqipëri, Mal të Zi, Tunizi, Spanjë, ndërsa emërues të përbashkët kanë pasur tregtinë e drogës.

Lëvizja e Denaros në shtete të ndryshme duket se u ndërpre për shkak të sëmundjes së tij, ku duhej të kurohej në një klinikë të besuar. Ai u rikthye në zonën e Trapanit ku merrte trajtimin e duhur. Gjithçka po verifikohet nga biletat e avionit të gjetura në banesën ku qëndronte ai në zonën e Campobellos.

Ato janë të regjistruara në emrin e Andrea Bonafedes, një identitet që e përdorte Denaro për t’u kamufluar.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version