Moderatorja Erla Mhilli ka ndarë me ndjekësit detaje nga jeta profesionale dhe intervistat me të ftuarit, ku rrefen dhe intervisten e parë me kryeministrin Edi Rama. Ajo tha se në fillim e kishte frikë por që sipas saj intervista shkoi shumë mirë përveç dy batutave të kryeministrit, për të cilat Mhilli tha se atij i shkojnë.

 “Unë e kam intervistuar dy herë. Vjet e kisha shumë këtë frikë, por u soll në mënyrë shumë korrekte përveçse nja dy batutave që atij i shkojnë. Fakti që unë ka punuar me një kryeministër nuk e kam kompleks kur takoj ambasador, ministra apo kryeministra”.

Ndërkohë që për bashkëshorten e kryeministrit Edi Rama, Linda Ramën ajo tha se është shumë inteligjente dhe ka një ndikim shumë të madh tek ai dhe këtë e ka vërtetuar pas një takimi që kanë pasur së fundmi.

“Mbas shumë vitesh që e kam ritakuar, më saktë vjet në një drekë krejt të rastësishme mbante mend me detaje çdo gjë nga ajo kohë dhe herën e fundit kur ishim parë. Nga vitit 2012 në një aktivitet që ka qenë për 100 vjetorin e Shqipëri deri vjet kanë kaluar gjithë ato vite dhe më kishte ndjekur, më ka bërë shumë përshtypje. Realisht kur thotë kryeministri që është ana e saj më e mirë, besoj që ka, duhet të ketë një ndikim shumë të madh të ai. Mbas këtij takimi të fundit besoj Linda ka një influencë të madhe tek ai”.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version