Nuk po shuhet jehona e negociatave të djeshme në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë. Në vazhdën e reagimeve ka pasur edhe nga ato komiket, e në këtë rast karikaturat.
Xhemajl Rexha, një gazetar shqiptar ka publikuar një karikaturë duke tallur kryeministrin Kurti. Karikatura tregon Kurtin duke i dorëzuar një stilolaps presidentit Vuçiç, e ky i fundit, vetëm i tund dorën.

“Pse nuk firmosa? Për disa gjëra.Serbia është një vend i njohur ndërkombëtarisht, dhe për mua i ashtuquajturi Republika e Kosovës nuk është shtet i njohur ndërkombëtarisht…
Kështu u shpreh sot Vuçiç, para popullit serb. Po ashtu, ai shtoi:
“Kam dhimbje të padurueshme në dorën e djathtë, do të më dhemb edhe katër vite!”, ka thënë Vuçiq me shaka.

