Në mbrëmjen gala të FSHF-së, ashtu si edhe për djem, është dhënë edhe një çmim për “Talenten e vitit 2022” për vajza, ku në garë ishin futbollistet e reja Rosela Vasa, Gelda Kadiolli dhe Xhesika Ndoj.

Këtë herë në skenë është ngjitur ambasadorja e futbollit të vajzave, Valbona Selimllari, e cila ka lexuar emrin e fitueses së çmimit sipas votimit. Çmimi i ka shkuar Rosela Vasës, talentes 16-vjeçare që ka spikatur me ekipet kombëtare të moshave dhe klubin e Kukësit.

Selimllari ka ftuar Rosela Vasën në skenë, duke i dorëzuar çmimin, ndërkohë që futbollistja e re ka falënderuar të gjithë ata që e votuan për këtë trofe.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version