Sulmuesi argjentinas Lionel Mesi dhe trajneri katalanas Pep Guardiola “shënjuan” periudhën më të artë të Barcelonës. Së bashku ata fituan të gjitha trofetë me klubin blaugrana. Ata gjithmonë e kanë shprehur miqësinë dhe admirimin që kanë për njëri-tjetrin.
Së fundmi në një interviste për ‘Universo Valdano’, Mesi u shpreh se ajo që bënë tek Barcelona dukej aq e thjeshtë sa të gjithë donin ta kopjonin.
“Guardiola i bëri shumë dëm futbollit, sepse ajo që bëmë dukej aq e thjeshtë sa të gjithë donin ta kopjonin atë. Pa dyshim ai është trajneri më i mirë që kam pasur. Guardiola ka diçka të veçantë për të parë ndeshjet, për t’i përgatitur ato dhe për t’ju komunikuar atë që ju tha”, shkroi Messi .

