Partizani e nis fazën e dytë në si kryesues, ndërsa kalendari i rezervon Egnatian, një rival që në sfidën e parë e thyen vetëm në minutën e 97-të me një gol të Skukës. Trajneri i Partizanin, Govanni Colella vlerëson rrogozhinasit ndërsa pret një sfidë të vështirë pasi rivalët japin gjithnjë 100% kur luajnë kundër tyre:

Kampionati – “Është një kampionat i ekuilibruar, skuadrat janë shumë të organizuara. Kur luajnë me Partizanin japin 100% e tyre për të marrë rezultatin pozitiv.”

Lojtarët e aktivizuar në Kombëtare – “Është një kënaqësi që futbollistët tanë të aktivizohen me Shqipërinë. Nëse na grumbullohen edhe më shumë lojtarë jemi shumë të kënaqur.”

Gjendja e lojtarëve – “Disa probleme të vogla ka, të cilët janë normale duke parë ndeshjet e zhvilluara.”

Egnatia dhe formula – “Egnatia është një nga skuadrat që më ka pëlqyer më shumë, por nuk kam ndonjë formulë të veçantë për të fituar ndeshjen. Një trajner futbolli e bën punën njësoj si çdo njeri tjetër. Ne përpiqemi që të punojmë me shumë intensitet nga java në javë.”, përfundoi Xhovani Kolela.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version