Dy persona janë vënë në prangat e policisë pasi ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Policia bën me dije se në pranga janë vënë E. N. (Ll). 27 vjeç i akuzuar për përndjekjen e një vajze të mitur dhe A. D., 30 vjeç i cili kërkohej për trafik të lëndëve narkotike.
Njoftimi i policisë
Punë e pandërprerë gjurmuese-policore, me qëllim kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të shpallur në kërkim.
Lokalizohen në Mamurras, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas të shpallur në kërkim. Njëri prej tyre person me precedent të mëparshëm kriminal, në fushën e vjedhjes me armë dhe të armëmbajtjes pa leje.
Strukturat e Komisariatit të Policisë Kurbin, si rezultat i veprimeve të koordinuara policore, falë përdorimit të inteligjencës informative dhe shkëmbimit të informacionit me shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e dy shtetasve të kërkuar për veprimtari kriminale në fusha të ndryshme, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e tyre, konkretisht:
– E. N. (Ll). 27 vjeç, banues në Mamurras, i dënuar më parë për vjedhje me armë dhe armëmbajtje pa leje. Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, me vendimin e datës 22.07.2022, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përndjekja”, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase të mitur;
-A. D., 30 vjeç, banues në Krujë. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, me vendimin e datës 27.07.2019, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, pasi dyshohet se ka kultivuar bimë narkotike, në zonën e Krujës.
Të ndaluarit iu dorëzuan shërbimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, për veprime të mëtejshme procedurale.

