Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Bajram Currit, ndërsa raportohet se nje person ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali, ndërsa ende nuk ka detaje për ngjarjen.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ka rrethuar zonën dhe po punon për sqarimin e rrethanave.
Tropojë/Informacion paraprak
Në qytetin e Bajram Currit, në rrethana ende të paqarta, është dëmtuar në këmbë shtetasi D. Q., 61 vjeç, banues në fshatin Sopot, i cili ka shkuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Gjakovës, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

