Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Vlorë në vendin e quajtur “Bishti i Kalldrëmit”.
Burime bëjnë me dije për Panorama.al se ka dyshime se nga të shtënat ka mbetur i plagosur një person.
Blutë e qytetit bregdetar kanë mbërritur në vendin ku ka ndodhur ngjarja dhe po punojnë për sqarimin e plotë të saj si dhe kapjen e autorit.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që nuk ka ende një reagim zyrtar nga policia e Vlorës.

