Ardjan Çyrbja, 50-vjeç, mbeti i plagosur mbrëmjen e së enjtes, ndërsa autori i dyshuar i kësaj ngjarje është Ervis Hodo, 38-vjeç. Bëhet me dije se autori dhe i plagosuri njiheshin më herët, pasi banonin në të njëjtën lagje. E po kështu mes të dyve nuk është raportuar më parë për probleme.
Këto janë detaje që kanë bërë policinë të dyshojë tek konflikti i çastit. Nga dëshmitarë dhe nga ana e policisë nuk kanë mundur që të sqarojnë qëllimin e saktë të plagosjes, pasi të dy nuk kishin konflikte të mbartura me njëri-tjetrin.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 të së enjtes, në lagjen “Popullore” në Shijak. Policia ka shpallur në kërkim 38-vjeçarin dhe po kontrollon në zonat ku dyshohet se ai mund të jetë fshehur. Nga të dhënat paraprake, rezulton që ka qenë një konflikt banal mes 38-vjeçarit dhe 50-vjeçarit, që ka nxitur më pas edhe përdorimin e armës.

