Burime bëjnë me dije për Panorama TV se prej orëve të para mëngjesit në drejtim të kësaj zone janë nisur familjarët e dy të zhdukurve për ta krehur atë fizikisht me qëllim gjetjen e trupave.

Në 48 orët e fundit janë shoqëruar disa persona me precedentë penalë të arrestuar gjatë dy viteve të fundit për vepra të ndryshme penale.

Motivi kryesor i ngjarjes që ka të bëjë me dy të zhdukurit dyshohet se lidhet me shitjen e një toke, ndërsa nga ana tjetër personat e arrestuar janë me precedentë penalë në fushën e narkotikëve.

Autorët janë kujdesur të fshehin provat pasi një prej 8 automjeteve të sekuestruara për verifikim rezulton se ka pasur disqet e gomave të lyera për të humbur gjurmët.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version