Kryeministri Edi Rama dhe disa nga aktorët e njohur shqiptarë, morën pjesë në përurimin e Teatrit të ri Kombëtar. Pas fjalimeve, në fund, u vendos në themelet e teatrit të ri kombëtar, “Guri i qoshes”.

Ky gur simbolizion pjesën themelore të diçkaje, si guri i themelit i lëvizjes. Kur një ndërtesë ngrihet, vendosja e këtij guri është një punë e madhe dhe njerëzit festojnë. Shumë gurë të tillë janë gdhendur me informacion historik në lidhje me ndërtesën, të tilla si viti i ndërtimit të ndërtesës. Në fotot e siguruara nga Dosja.al, shihet se brenda kutizës janë dy gjysëmlibra. 

Sot kanë nisur punimet për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar. Zona është rrethuar me forca të shtuara policore. Është krijuar kordoni i sigurisë. Të pranishëm janë qytetarë që kundërshtojnë projektin. Qytetarët janë revoltuar me mbërritjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili është shfaqur krah aktorit të humorit dhe investitorit strategjik, Gazmend Paja. Ata e kanë konsideruar hajdut që i përket burgut kryebashkiakun, ndërsa ky i fundit nuk i ka injoruar thirrjet e tyre. 

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version