Seanca plenare e të enjtes është përfshirë nga tensionet dhe debatat qe në nisje të saj.

Shkak u bë mos dhënia e fjalës nga kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, për kryetarin e PD, Sali Berisha.

Berisha pasi foli Taulant Balla iu drejtua foltores dhe kërkoi fjalën, por Nikolla nuk pranoi.

Në këtë moment në foltore “mësynë” të gjithë deputetët e PD, që kërkuan të respektohet fjala për opozitën.

Mes tensioneve mazhoranca votoi me 71 vota pro diskutimet me 6 orë për portin e Durrësit.

Nga ana tjetër, Berisha paralajmëroi qëndresë të opozitës në Kuvend nëse nuk respektohet koha e diskutimeve dhe e quajti Ramën “burracak dhe frikacak”.

Më pas Kuvendi e ndërpreu lidhjen live, ndërsa Berisha ishte lidhur përmes Facebook të tij.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version