Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë po shtohen dita ditës. Sot emisari amerikan, Gabriel Escobar dhe ai evropian, Miroslav Lajçak, do të mbajnë diskutim publik në SHBA lidhur me rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi, në kohën kur dialogu është një prej tri kërkesave të tyre kryesore për të dyja palët.
KFOR ka dënuar ashpër sulmet ndaj medias duke u shprehur se liria e shtypit dhe liria e shprehjes janë vlera themelore, të cilat duhet të respektohen nga të gjithë.
Kryeministri Albin Kurti nuk ka marrë ende një vendim nëse do të shkojë në takimin e Brukselit, për të cilit Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, njoftoi se do të mbahet javën e ardhshme për të diskutuar krizën në Veri. Kurti ka njoftuar se do të marrë vendimin vetë pasi të vizitojë tre policët e rrëmbyer nga Serbia.
Ndërkohë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka refuzuar të marrë pjesë në takimin e caktuar nga Borell në Bruksel.
Bashkimi Evropian u ka bërë sërish thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, që të pranojnë ftesën për pjesëmarrje në takimin e krizës në Bruksel, duke mos vendosur asnjë kusht, pasi do të ketë pasoja.
Një reagim ka ardhur edhe nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili i kërkon Serbisë që të lirojë tre policët e Kosovës, duke paralajmëruar se nëse nuk veprohet do të rikthehet akullit mes vendeve.
Rama i ka bërë një thirrje edhe Kurtit që mos ta humbë veriun duke parë kudo armiq dhe tradhtarë.

