Tre shqiptarë dhe një rumun janë vënë në pranga nga policia greke. Ngjarja ka ndodhur në vendin fqinj, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Fillimisht, policia është lajmëruar për të shtëna me armë zjarri, por pasi është është paraqitur në lokalin nga ku ishte bërë denoncimi, nuk kishte parë asgjë të dyshimtë.
Megjithatë, kontrollet vijuan. Policët grekë vëzhguan zonën Avenue Alexandras dhe pikasën tre shqiptarët bashkë me rumunin, të cilët i ndaluan për kontroll.
Por, sapo policia është afruar pranë tyre, njëri ka nxjerrë armën dhe ka tëntuar të qëllojë. Me ndërhyrjen e efektivëve të tjerë, shqiptarët dhe rumuni janë arrestuar. Atyre u është gjetur dhe një thikë.

