Bledar Ukshini dhe Ardit Qamluku dy të rinjtë që u arrestuan para disa ditësh nga policia e Vlorës pasi tentuan të shisnin mina me telekomandë kundrejt çmimit 10.000 euro, janë lënë në burg.

Gjyqtarja Lirza Sinollari ka vendosur për të dy këta persona masën e sigurisë “arrest me burg” teksa i shpallur në kërkim është edhe një tjetër person i cilësuar si porositësi.

Hetimet vijojnë edhe për palët të cilat i dërguan minat nga Tirana në drejtim të Vlorës me dy të rinjtë. Të dy këta persona u arrestuan në një lokal pranë zonës së gjyqit të vjetër në Vlorë.

Policia sekuestroi 3 mina të montuara me lëndë të dyshuar eksplozive plastike C4 të lidhura me aparat celular.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version