Tërmete të fuqishme në kufirin mes Turqisë jugore dhe Sirisë.
Tërmeti i parë tronditi banorët rreth orës 04:17 dhe ishte 7.4 ballë. Ndërsa paslëkundja e fuqishme, 7.7 ballë ndodhi rreth orës 11: 24.
Tërmeti ka shkaktuar më shumë se 2361 viktima dhe mbi 7000 të plagosur. Mbi 1 mijë persona kanë vdekur në Turqi ndërsa në Siri janë mbi 420. Lëkundja e parë që tronditi banorët rreth orës 04:17 kishte epiqendër pranë qytetit të Gaziantep.
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan iu drejtua qytetarëve me një mesazh. Ai tha se do ta kalojnë këtë fatkeqësi së bashku, ndërsa shpalli gjendjen e jashtëzakonshme. Turqia nuk është e panjohur për tërmetet e forta.
Shtatë tërmete me mbi 7 ballë kanë goditur vendin në 25 vitet e fundit por tronditjet e sotme ishin më të fuqishmet.
Ky është tërmeti më i fortë që ka goditur kudo në botë që nga një tërmet 8.1 ballë që goditi një rajon të largët pranë Ishujve ‘Sandwich’ në Oqeanin Atlantik jugor në 2021, duke mos rezultuar në dëme.
Shqipëria do dërgojë në Turqi një grup prek 38 personash, të cilët përfshijnë forcat të shpëtimit dhe mjekë e infermierë.

