Miliona njerëz kanë mbetur të pastrehë pas tërmeteve të njëpasnjëshme në kufirin mes Turqisë dhe Sirisë.

5016persona kanë humbur jetën në Turqi dhe Siri nga tërmeti vdekjeprurës ndërsa rreth 24 mijë të tjerë janë të plagosur në të dyja shtetet. Në Turqi, sipas të dhënave zyrtare, janë 3381 të vrarë dhe më shumë se 20426 të plagosur.

Tërmeti me magnitudë 7.8 Rihter që ndodhi në orët e para të së hënës, në rajonin Kahramanmara, në pjesën juglindore të Turqisë dhe afër kufirit me Sirinë, ishte sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së më i forti në botë që nga gushti 2021. 

Agjencia Turke e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) e karakterizon tërmetin si më vdekjeprurësin që nga viti 1999. Më shumë se 45 shtete u kanë ardhur në ndihmë.

Japonia ka dërguar një ekip shpëtimi nga fatkeqësitë për të mbështetur përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit në Turqi.

Kryeministri australian Anthony Albanese tha se qeveria e tij do të sigurojë një ndihmë “fillestare” prej 10 milion dollarë australianë (6.94 milion dollarë; 5.76 milion £) për të shkuar për grupet humanitare. Më shumë se 2600 personel nga 65 vende të botës janë dërguar në zonën e fatkeqësive.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version