Numri i të vdekurve nga tërmeti që goditi Sirinë dhe Turqinë sa vjen e përkeqësohet. Përditësimi i fundit flet për mbi 20 mijë të vdekur.
Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan, ka mbrojtur reagimin e qeverisë së tij ndaj dy tërmeteve katastrofike, duke thënë se ishte e pamundur të përgatitej për shkallën e katastrofës. Erdogan pranoi se qeveria kishte hasur disa probleme, por tha se situata tani ishte nën kontroll.
Situata mbetet shumë e rëndë edhe në Siri, ku 1250 të vdekur janë regjistruar në zonën e kontrolluar nga qeveria e Asadit dhe rreth 1400 në veriperëndim të vendit, të kontrolluara nga forcat opozitare.
Ndihma humanitare është në vështirësi për të mbërritur për shkak të pengesave përgjatë pikave kufitare që lidhin vendin me Turqinë.
BE-ja ka konfirmuar se do të dërgojë 3.5 milion euro ndihmë në Siri pas një kërkese të qeverisë për ndihmë. Ndërkohë që e gjithë Turqia ishte mbyllur në fatkeqësinë e madhe, një aktivitet i ri nisi në Hataj të goditur nga tërmeti.
Në burgun e mbyllur të tipit T të qytetit, të burgosurit tentuan të arratiseshin duke vënë zjarrin. Terminali i kontejnerëve në Iskenderun në Turqinë Jugore është përfshirë nga zjarri tre ditë pasi vendi u godit nga tërmeti i fuqishëm.
Drejtoria e Përgjithshme Detare e Turqisë njoftoi dje se zjarri në Terminalin Iskenderun Limak ishte vënë nën kontroll pas përpjekjeve nga deti, ajri dhe toka.
Për shkak të tërmetit, SHBA do të dërgojë ekipe shtesë ndihme, duke përfshirë dy ekipe të kërkim-shpëtimit urban me 158 persona, secila prej 79 personash. Ekipet e kërkim-shpëtimit u dërguan nga India në Turqi për ndihmë.

