Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden ka reaguar pas tragjedisë së tërmetit në Turqi e Siri. Biden shkruan se ka dërguar një ekip për të monitoruar situatën dhe për të dhënë ndihmën e nevojshme.

“Jam thellësisht i pikëlluar për humbjen e jetëve dhe shkatërrimin e shkaktuar nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Unë e kam drejtuar ekipin tim që të vazhdojë të monitorojë nga afër situatën në koordinim me Turqinë dhe të ofrojë çdo dhe të gjithë ndihmën e nevojshme.”– shkroi Biden.

Mbretëria e Bashkuar i është përgjigjur kërkesave për ndihmë nga Turqia. Ekipet e kërkim-shpëtimit do t’i dërgohen sonte.

Qeveria do të dërgojë 76 specialistë të kërkim-shpëtimit, katër qen kërkimi dhe pajisje shpëtimi, të cilët do të mbërrijnë në Turqi deri në orën 21:00. Ato do të pajisen me pajisje të specializuara kërkimi, duke përfshirë pajisje dëgjimi sizmike, pajisje prerëse dhe thyerje betoni dhe mjete mbështetëse. Një ekip mjekësor i urgjencës është duke u nisur për të vlerësuar situatën në terren.

Në veriperëndim të Sirisë, Sekretari i Jashtëm James Cleverly tha se Helmetat e Bardha të financuara nga Mbretëria e Bashkuar tashmë kanë mobilizuar burimet e tyre. 

Ne jemi të gatshëm të ofrojmë mbështetje të mëtejshme sipas nevojës,” deklaroi ai.

Çfarë po ndodh në Turqi?

Kufiri mes Turqisë dhe Sirisë është goditur ditën e sotme nga dy tërmete të fuqishme. I pari tronditi banorët rreth orës 04:17 dhe ishte 7.4 ballë. Ndërsa i dyti, 7.7 ballë ndodhi rreth orës 11: 24. Deri më tani, janë shënuar mbi 1300 viktima dhe mbi 5 mijë të plagosur. Lëkundja e parë tronditi banorët rreth orës 04:17 me epiqendër pranë qytetit të Gaziantep. Tërmeti i parë ndodhi 23 kilometra (14.2 milje) në lindje të Nurdagi, provincën Gaziantep, në një thellësi prej 24.1 kilometrash (14.9 milje), tha Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS). Nurdagi ndodhet përgjatë kufirit Turqi-Siri dhe tërmeti u ndje në disa vende të rajonit, duke përfshirë Sirinë dhe Libanin. Ndërtesat u shembën në Kahramanmaraş, Gaziantep, Diyarbakır, Malatya, Şanlıurfa, Adıyaman, Hatay, Adana dhe Osmaniye u shkatërruan. Tashmë ka nisur një operacion kërkim-shpëtimi. Paslëkundjet deri më tani raportohet të kenë qënë mbi 18.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version