Tashmë është zyrtare: sipas statistikave, The Weeknd është artisti më i dëgjuar në botë sipas Librit të Rekordeve Botërore Guinness! Organizata ia “veshi” këtë titull yllit të popit pasi analizoi të dhënat e Spotify të disa prej emrave më të mëdhenj të industrisë së muzikës, duke përfshirë numrin e dëgjuesve mujorë në platformën e transmetimit.
The Weeknd, njohur ndryshe me emrin e tij të vërtëtë Abel Tasfaye, mban rekordin si artisti i vetëm në historinë e platformës Spotify që ka arritur 100 milionë dëgjues mujorë, rezultat ky i dalë në fund të muajit shkurt.
Në javët e fundit, këngëtari i hitit “Starboy” duket se ka tërhequr një numër të madh ndjekësish në Spotify, duke i dhënë atij një tjetër arritje, si artisti më i ndjekur në platformën muzikore. Ai kryeson listën me 111.68 milionë ndjekës, duke ia kaluar Miley Cyrus, e cila mban vendin e dytë me 82.38 milionë ndjekës.
Duket se vlerësimet dhe cmimet për Abel nuk kanë fund, pasi vetëm një javë më parë ai pushtoi Cmimet Juno të zhvilluar në Kanada, duke marrë në shtëpi 4 çmime: “Artisti i vitit”, “Tekstshkruesi i vitit”, “Kënga e vitit” dhe “Albumi Pop i vitit (Dawn FM)”./Billboard

