Trafikantët e drogës në Tiranë mburreshin tek klientët e tyre me mall importi, duke pretenduar se kanabisi i tyre vinte nga Holanda dhe trafikohej në Tiranë. Një tjetër episod i shitjes së drogës në Tiranë në dosjen e siguruar nga Report Tv është ai i datës 2 shkurt 2023, kur i infiltruari i policisë me emrin e koduar “Reno”, telefonon shpërndarësin Dorjano Çela dhe i kërkon që të blejë kanabis. Për ta bërë që të dinte në karrem, i ka lëvduar mallin, ndërsa Çela ka rënë në “çark”.
Biseda mes tyre është përgjuar:
Reno: E motrat në p** e paske mor burr, na boni me bo tatuazh me ja q motren (nje) do?
Dorjano Çela: Mall Hollande mo lale smaj gjo të keqe un mor burr.
Reno: E 1 (nji) të vogël ta myllim sot vllai
Dorjano Çela: Po mor kur të doj k***
Reno: Ore kshu je gjith ditën e ?
Dorjano Çela: Po. Hë më zemra ca do me thoshe
Reno: Jo mo e se ne marrim nje cik si shum kshu cdo dita

