Një tjetër libër për jetën e mbretit të ri të Britanisë Charles III dhe martesën e tij të dështuar me Dianën, do të shkundë “ujrat” e pallatit britanik.
Biografia e ardhshme “The King: The Life of Charles III” është shkruar nga gazetari Christopher Andersen dhe do të publikohet më 8 nëntor.
Sipas librit, martesa e Charles dhe Dianës ishte aq “e ndezshme” sa oficerët e mbrojtjes mbretërore ishin të shqetësuar se dikush do të lëndohej. Një nga shërbëtorët e Charles kujtoi se e kishte parë Dianën duke sharë dhe tallur me obsesionin e burrit të saj me Camillën.
Shërbëtori shikonte ndërsa Diana “përndiqte” burrin e saj nëpër korridore, lart shkallëve dhe nga dhoma në dhomë në vendstrehimin e Charles, Highgrove House, shkruan Andersen.
“Pse nuk fle me mua?“- thuhet se Diana i tha burrit të saj, i cili kishte ndërprerë në mënyrë të njëanshme marrëdhëniet e tyre seksuale, që nga lindja e Princit Harry në 1984.
“Nuk e di, e dashur. Mendoj se mund të jem homoseksual”,-thueht se ju përgjigj Charles, ndërsa kërkon, sipas librit, nga gruaja e tij respekt në qëndrimin e tij.
“A e di kush jam unë?” – pyeti Charles gruan e tij dhe Diana u përgjigj se ishte një “kafshë””, shkruan Andersen.
“Ti nuk do të jesh kurrë mbret! William do të pasojë nënën tënde” -bërtiste ajo.
Mbreti Charles III dhe princeshë Diana, prindër të princ William dhe Henryt, u divorcuan më 1995 dhe marrëdhënia e tyre ka qenë gjtihmonë në qendër të vëmendjes pas skandaleve të shumta që i rrethuan. Dashuria e hershme e Charles me Camillën dhe vijimi i një lidhje me të edhe gjatë martesës me Dianën thuhet se ka qenë shkaku kryesor i raportit të tyre të keq.

