Tifozët e Dinamos nga Zagrebi, të njohur më mirë si “ Bad Blue Boys”, tronditën edhe një herë Evropën me sjelljen e tyre.

Në festimin e ditëlindjes së 37-të të grupit, ata kanë ecur nëpër rrugët e Zagrebit dhe gjatë shëtitjes kanë përdorur përshëndetje naziste nga periudha e Adolf Hitlerit.

Kjo nuk është hera e parë që ata ngrenë dorën e djathtë dhe së fundmi e gjithë Europa po fliste për qëndrimin e tyre në Milano.

Përpara ndeshjes kundër kuqezinjve në Champions League, Bad Blue Boys bënë të njëjtën gjë, pas së cilës ata ishin objektivi kryesor i mediave në mbarë Evropën. Shumë i dënuan për një lëvizje të tillë, por kjo nuk i pengoi që të shfaqeshin edhe një herë ditën ku dukeshin edhe “më të mirë”.

Këtë herë ka ardhur edhe një mesazh i turpshëm nga Ukraina, i publikuar nga një faqe e njohur fansash.

Në granata janë shkruar mesazhet “gëzuar ditëlindjen”, “përshëndetje BBB nga përpara” dhe “gati për në shtëpi”.

Dyshohet se kështu kanë uruar tifozët e Dinamo Kievit, të cilët kanë një marrëdhënie miqësore me “kolegët” e tyre nga Zagrebi, për ditëlindjen e grupit drejtues të tifozëve të Dinamo Zagrebit.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version