Kanë përfunduar tri takimet e Kategorisë Superiore, përballje të vlefshme për javën e 12-të.

EGNATIA-LAÇI 2-0

Egnatia fiton ndaj Laçit me shifrat 2-0 dhe ngjitet në vendin e katërt. Ekipi drejtuar nga Shpëtim Duro bën gjithçka mirë në një përballje ku fitorja konsiderohej detyrim për të mos humbur kontaktet me kreun. Golat e takimit do të shënoheshin vetëm në pjesën e dytë. Agbekpornu në minutën e 64′ do të shënonte golin e avantazhit, ndërsa në të 98-tën, Fernando do të shënonte të dytin. Pas tri fitoreve radhazi, Laçi ndalet në momentin që nuk duhej.

TIRANA-VLLAZNIA 0-0

Nuk ka fitues në ‘Klasiken e Shqipërisë’.Takimi zhvilluar në ‘Selman Stërmasi’ përfundoi me shifrat 0-0, duke lënë të pakënaqur dy ekipet. Ekipi bardheblu vazhdon kryesimin, por në rast se Partizani fiton ndaj Bylisit, atëherrë të kuqtë do të barazonin me pikë Tiranën. Një ndeshje që nuk u ngrit asnjëherë në nivelin e duhur me dy skuadrat që kishin frikë të hidheshin në aventurë.

KASTRIOTI-KUKËSI 1-1

Nuk ka fitues në takimin Kastrioti-Kukësi. Takimi zhvilluar në Kamëz përfundoi me shifrat 1-1. Selmani në minutën e 47′ do të shënonte për Kastriotin,ndërsa kur u duk se krutanët kishin arkivuar fitoren, autogoli i Stojanovic në minutën e 90′ prishi planet e krutanëve. Me këtë barazim, Kukësi mbetet në vendin e 8 në kuotën e 12 pikëve, ndërsa Kastrioti renditet në vendin e 6 me 15 pikë.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version