Samiti i ardhshëm i BE-Ballkani Perëndimor do të mbahet në Tiranë. Lajmin e ka bërë me dije vetë Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel. Në një postim në rrjetet sociale, Michel shkruan se në këtë Samit, BE do të konfirmojë angazhimin kundrejt vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ai shton se sot, të dyja palët kanë nevojë për njëri-tjetrin.

“Do të rikonfirmojmë angazhimin tonë. Ballkani Perëndimor është një prioritet kyç për Bashkimin Evropian. BE-ja dhe Ballkani Perëndimor kanë nevojë për njëri-tjetrin” shkruan Michel në postimin e tij në Twitter.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version