Një shpërthim i fuqishëm në një biznes privat në Tiranë ka tronditur banorët e kryqytetit.
Sipas informacioneve paraprake bëhet fjalë për një shpërthim me tritol në një biznes (dyqan rrobash) në Sheshin Willson, në rrugën Sami Frashëri.
Lënda plasëse është vendosur jashtë derës së dyqanit, si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Burimet e www.sosnews.al bëjnë me dije se autori i dyshuar për vendosjen e lëndës shpërthyese kishte të vendosur një kapuç dhe është larguar nga vendi i ngjarjes me një mjet tip “Golf” ngjyrë të zezë.
Policia e Tiranës ndodhet në vendngjarje për të mbledhur provat zbardhur rrethanat e ngjarjes.

