Problemet e Milanit me dëmtimet duket se nuk kanë fund, Skuadra kuqezi vazhdon të humbasë lojtarë, ose në rastin konkret të shohë futbollistë të cilët mungojnë për shkak dëmtimesh, t’u përsëriten ato e të shtyjnë kthimin në fushë.

Ky është rasti i Majk Menja. Portieri francez pritej që shumë shpejt të kthehej në fushë, pasi mungonte prej rreth një muaji në radhët e kuqezinjve, që pas dëmtimit që pësoi më 25 shtator. Ai ishte parashikuar të kthehej në fushë mes ndeshjes ndaj Monzës dhe asaj me Dinamo Zagreb.

Por mediat italiane kanë bërë të ditur se portieri ka pësuar një tjetër problem në pulpë gjatë stërvitjes së sotme dhe po i nënshtrohet vizitave më të detajuara për të kuptuar më mirë situatën. Te Milani janë në ankth pasi Menja ka qenë një nga protagonistët kryesorë të titullit të sezonit të kaluar dhe është një nga yjet e skuadrës kuqezi.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version