Katër personat e arrestuar në Megarë, në një operacion policor të Prokurorisë së Narkotikëve pranë Nëndrejtorit të Sigurisë së Patrës për posedim të 5 kilogramëve metamfetaminë kristal (MDM) do të sillen sot në hetuesi. Dy grekët dhe një shqiptar dhe një irakian u arrestuan me iniciativë gjatë dorëzimit të lëndës narkotike.
Lënda narkotike, e njohur ndryshe edhe si “kokaina e të varfërve” , me vlerë 150 mijë euro, është futur në vend nëpërmjet portit të Patrës, nga një 61-vjeçar kamionist nga Selaniku, i cili po udhëtonte nga Gjermania. Ndaj të katërtve është ngritur një dosje penale, ku përfshihen veprat specifike të trafikut të lëndëve narkotike, shkeljes së ligjit për armët dhe rezistencës.

