Një 25-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Itali me akuzën e trafikut të drogës. Mediat italiane raportojnë se arrestimi i të riut është bërë në Chiozza. Hetimet lidhur me të kanë nisur më herët, ku është zbuluar se 25- vjeçari linte takime me klientët e tij dhe më pas u shpërndate porosinë (kokainën) me makinë. Në mesazhet e zbuluara në WhatsApp, caktonte takime me klientët që e prisnin shpesh në shtëpi ose në zona të izoluara. Por dy ditë më parë policia ka ndjekur çdo lëvizje të tij. Shqiptari mbërriti me makinë për një takim të shkurtër për të shkëmbyer drogë dhe para në një rrugë të izoluar në fshatin Chiozza.
Ai doli dy herë nga makina për t’u takuar me dy persona të cilët më pas u larguan. Në këtë moment ka ndërhyrë policia e cila ka vënë në pranga të riun, i cili fillimisht ka hedhur në tokë dozat e kanabisit. Në makinën e përdorur nga shqiptari është bërë kontroll personal ku u gjetën rreth 300 euro para të gatshme dhe tre telefona. Rezultati i kontrollit në banesën e tij rezultoi negativ. Ndërkohë njëri nga tre telefonat inteligjentë vazhdonte të binte në mënyrë të përsëritur.
Kështu u bë i mundur identifikimi dhe thirrja e tre personave që kishin thirrur më parë në kazermë 25-vjeçarin. Më pas të tre personat raportuan në kazermë se kërkoheshin kontakte me shqiptarin për të organizuar blerjen e kokainës.

