Tragjedi në Greqi. Treni me 350 udhëtarë që ishte nisur nga Athina për në Selanik është përplasur me një tjetër që po transportonte mallra duke shkaktuar një bilanc tragjik me të paktën 40 të vdekur dhe 85 të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur gjatë natës që lamë pas, në afërsi të Larisas, rreth orës 23:32. 150 zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes. Kërkimet vijojnë dhe bilanci fatkeqësisht pritet që të rëndohet. Paraprakisht raportohet se treni me udhëtarë është futur në korsinë e gabuar pasi një kabëll elektrik i ka prerë rrugën duke shkaktuar masë në një prej vagonave. Udhëtimi ka vijuar i qetë, pa e ditur se pas pak minutash, do të përplaseshin me një tren komercial.
Deri më tani, si fajtor kryesor për tragjedinë në fjalë është vënë në pranga komandanti i stacionit hekurudhor të Larisës. Pas tragjedisë së ndodhur, ka pasur reagime të shumta nga Shqipëria dhe e gjithë bota që shprehin ngushëllime të shumta kundrejt familjarëve në Greqi.
Në trenin ku ndodheshin udhëtarët, mësohet se kanë qenë dhe tetë shqiptarë, të cilët i kanë mbijetuar aksidentit dhe ndodhen shëndoshë e mirë. Deri më tani Ministria e Punëve të Jashtme ka konfirmuar se 5 shqiptarë janë në mesin e të plagosurve, të cilet ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Një 20-vjeçare shqiptare ka ndërruar jetë.

