Tre ditë nga tragjedia që tronditi Greqinë. Numri i të vdekurve po rritet çdo ditë, ndërsa shpresat për të mbijetuar janë zhdukur. 

Menjëherë pas aksidentit dhe largimit të pasagjerëve dhe të plagosurve, zyrtarisht janë shpallur të zhdukur 56 pasagjerë, ndërsa shtoi se ekziston mundësia që dikush të ketë qenë në tren dhe të mos jetë shpallur i zhdukur nga familjarët. 

Të gjithë trupat janë identifikuar me metodën e ADN-së dhe në këtë moment vijon procesi i identifikimit të viktimave që janë transferuar në Spitalin e Përgjithshëm të Larisës. Njëkohësisht, vlerësohet se operacioni hetimor në vendin e aksidentit hekurudhor do të përfundojë deri në mesditë të sotme. 

Njerëzit kanë shpresë për të gjetur të dashurit e tyre, por me kalimin e orëve, këto shpresa zbehen. Në të njëjtën kohë, gjithnjë e më shumë dëshmi të të mbijetuarve po dalin në sipërfaqe për minutat dramatike brenda trenit që u shndërrua në një arkivol lëvizës për njerëzit tanë.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version