Drejtuesi i stacionit të Larisës, Vassilit Samaras 59 vjeç i cili dyshohet se është shkaktari kryesor i tragjedisë hekurudhore në Greqi është marrë në pyetje nga hetuesit për rreth 7 orë ku ka treguar me detaje, nga momenti i nisjes së trenit e deri tek përplasja fatale me trenin tjetër të mallrave, ngjarje e cila solli 57 persona të vdekur.
Ai fillimisht ka treguar se nuk e mbante mend plotësisht atë se çfarë ndodhi, ndërsa u përpoq që përgjegjësinë tua hidhte makinistëve të cilët sipas tij nuk njoftuan se çelësat nuk ishin të drejtë por diagonalë. Sakaq të mbijetuarit vazhdojnë të tregojnë përjetimet e tyre të tmerrshme para dhe pas përplasjes fatale. Stefanos Gogakos ka treguar momentin kur treni me të cilin ai po udhëtonte shpërtheu në flakë pas përplasjes tragjike.
Në një intervistë për mediat greke, Gogakos ka treguar se ishte ulur në vagonin 5. Ai tha se në Paleofarsalas doli një njoftim që i informonte pasagjerët se do të bënin një ndalesë të detyruar 15 minuta për shkak të një problemi teknik. Për disa minuta, vogoni në të cilin ai ndodhej po dridhej e në këtë moment pasagjerët, fëmijë, gra e studentë filluan të bërtisnin dhe të qanin të tmerruar. Lidhur me ngjarjen, kryeministrti grek Kyriakos Mitsotakis një ditë më parë kërkoi që prokuroria dhe organiet përgjegjëse të hetojnë sa më shpejtë.
Sakaq, kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnatës së të martës (28 shkurt) në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që u mori jetën 57 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal.

