Mats Hummels ishte një nga surprizat e hidhura të listës së trajnerit të Gjermanisë Hansi Flick. Ftesa për mbrojtësin 33-vjeçar të Borussias së Dortmundit cilësohej si e sigurtë, por nuk ndodhi kështu, pasi tekniku e la jashtë grumbullimit. Flick shprehet se ky vendim erdhi për t’i dhënë më shumë mundësi të rinjve.
“E kemi parë. shumë gara dhe Mats ka treguar se është në formë të shkëlqyer. Megjithatë, ne kemi vendosur të zgjedhim elementë më të rinj për të përballuar Kampionatin Botëror. Vizioni ynë synon të ardhmen” – tha ai.

