Mbrëmjen e sotme në burgjet e Larisas në Greqi kanë ndodhur disa trazira, pasi të dënuarit nuk kanë pranuar të futen nëpër qeli.

Sipas mediave greke më shumë se 100 të burgosur në  pavijonin e 3 -të refuzojnë të hyjnë në qelitë e tyre.

Sipas informacioneve, pas pushimit të pasdites ata nuk kanë pranuar të kthehen, duke protestuar për kolegun e tyre të burgosur.

Tashmë në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, ndërkohë që ka tension.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version