Tre pikët kundër Empolit erdhën me shumë kosto për Milanin. Stefano Pioli pa t’i iknin titullarët një e nga një.
Në minutën e 33-të i pari që u largua ishte Alexis Saelemaekers, i cili kërkoi zëvendësimin pas një problemi në gjurin e majtë. Pak minuta më pas të njëjtin fat kishte edhe Calabria i cili u largua nga fusha e lojës me barelë dhe me duart në fytyrë.
Për të kompletuar mbrëmjen e errët mendoi Kjaer, me danezin që u largua nga fusha e lojës në minutën e 72-të, një “tripletë” dëmtimesh që bëjnë me dhimbje koke trajnerin Pioli.
Listës së gjatë me lojtarë të dëmtuar në vigjilje të sfidës kundër Chelsea i shtohen edhe portieri Maignan, Messias, Theo Hernandez, Origi, Florenzi dhe Ibrahimovic.

