Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Vaun e Dejës. Një sasi shpërthyese, tritol, iu është vendosur makinës së kryetarit të Partisë Demokratike, të grupit të Berishës, Benard Ndreca. 

Ngjarja ka ndodhur pranë banesës së Ndrecës, aty ku mjeti ishte i parkuar. Nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se ngjarja mund të ketë rrjedhojë politike mirëpo nuk përjashtohen as konfliktet që mund të ketë familja Ndreca.

Grupi hetimor dhe Policia ndodhen në vendin e ngjarjes për të zbuluar rethanat e saj.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version