Këto janë pamjet e dëmeve të shkaktuara nga shpërthimi i tritolit jashtë banesës së shefit të Krimeve në Shkodër, Pëllumb Shpati.
Siç shihet në video shpërthimi ka shkatërruar avllinë e banesës 3 katëshe, ka thyer xhamat e dritareve si edhe ka shkaktuar dëme të vogla në muret e vilës.
Ndërkohë është dëmtuar edhe automjeti i 48-vjeçarit Pëllumb Shpati, i cili punon prej disa vitesh në Komisariatin e Policisë së Shkodrës.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 03:50, në lagjen Dobraç, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, përpara banesës së shtetasit P. Sh., me detyrë shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin e Policisë Shkodër.
Si pasojë janë shkaktuar dëmtime të lehta në banesën e tij, si dhe është dëmtuar automjeti i tij.
Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, nga veprimet e para hetimore, ka siguruar prova që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

