Përmes një shkrese të muajit Tetor 2022, SPAK i kërkon të dhëna kompanisë së ndërtimit “Victoria Invest”, për personin e arrestuar, Florenc Çekrezi.
Çekrezi, është kushëri i Eljo Bitrit dhe i arrestuar nga SPAK, për vendosjen e sasisë së tritolit në banesën e Talo Çelës, ngjarje kjo e ndodhur në 5 nëntor 2020 në Elbasan. Gazetari Elton Qyno raporton se tre prokurorët e SPAK kanë ngritur dyshime të forta se sasia e tritolit e vendosur në kollonat e shtëpisë së Talo Çelës, është marë pikërisht në ambjentet e kompanisë private “Victoria Invest”.
Tritoli besohet se është marë nga Florenc Çekrezi, i cili në vitin 2020 shërbente si puntor eskavatori në kompaninë e ndërtimit. Më pas, lënda shpërthyese i është dhënë, Nuredin Dumanit dhe ky i fundit ia ka përcjellë Eljo Bitrit, Skerdi Tasit dhe Henrik Hoxhaj, për të mbaruar punë.
SPAK kërkon përgjigje nga kompania “Victoria Invest”, nëse i arrestuari Florenc Çekrezi, ka qënë i punësuar në këtë kompani ose jo.
Në shkresë thuhet:…konkretisht nëse ka qenë i punësuar pranë kësaj shoqërie, periudha kohore e detyrat fuksionale te kryer prej tij. Si dhe nëse “Victoria Invest” përdor lëndë shpërthyese eksplozive në zbatim të projekteve të ndryshme infrastrukturore…”.
Sipas Prokurorisë, ngjarja e shembjes me tritol të shtëpisë së Talo Çelës, u organizuar nga Nuredin Dumani, Henrik Hoxhaj, Skerdi Tasi si dhe kushëriri i shtetasit Elio Bitri i identifikuar si Florenc Çekrezi. SPAK ka kërkuar informacion dhe në bashkinë e Durrësit, nëse ky institucion i ka dhënë dëmshpërblim Petrit dhe Festim Qolit, për dëmet e shkatuara nga termrti i 26 nëntorit 2020.

