E pabesueshme dhe e turpshme ajo që ndodhi të dielën në Turqi gjatë ndeshjes së 1 Lig (Seria B turke) mes Goztepe dhe Altay. Një tifoz i skuadrës vendase hyri në fushë me shkopin që mban flamurin e goditjes nga këndi dhe goditi vazhdimisht portierin Ozan Ozenç nga pas para se të bllokohej nga lojtarët e tjerë dhe zyrtarët e ndeshjes.

Rreth minutës së 20-të të pjesës së parë, fishekzjarre të shumta përfunduan në tribunën ku ndodheshin tifozët miq. Dhe pikërisht në ato momente kur loja u ndërpre, një tifoz pushtoi fushën duke goditur portierin.

Goditje shumë të forta per portierin që detyrohet të rrëzohet përtokë nga dhimbjet. Shokët e skuadrës dhe personeli i sigurimit të stadiumit nxituan për të neutralizuar tifozin. Në mënyrë të pashmangshme, arbitri Kargin vendosi të pezullojë lojën dhe të gjithë u kthyen në dhomat e zhveshjes.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version