Disa ditë më parë në median shqiptare qarkulloi një lajm se Luftar Hysa, ortak i kartelit ‘Sinaloa’ u fut në kryeministri me ish-deputetin gjerman Mark Haupman.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Luftar Hysa mohoi të jetë i pëfshirë në bizznese të jashtligjshme dhe për më tepër të jetë orgak I një karteli të rrezikshëm meksikan. Hysa tha se është biznesmen i lojrave të fatit, pronar restorantesh dhe hotelesh në Meksikë, po përfshirja e emrit të tij në mediat meksikane si narkotrafikant ishte ‘punë’ e konkurencës së bizneseve të tij.

Ai u shpreh se në Kryeministri ka qenë për një projekt të një mikut të tij për të shkruar një libër mbi Shqipërinë.
