Regjisori fitues i Oskar, Paul Haggis, duhet të paguajë 7.5 milionë dollarë dëmshpërblim për vuajtjet që i shkaktoi një gruaje, pasi u shpall fajtor për përdhunimin e saj.

Haleigh Breest akuzoi regjisorin se e përdhunoi në vitin 2013. Teksa përqafoi avokatët e saj pas gjyqit, gruaja u shpreh se ishte mirënjohëse për vendimin e gjykatës.

69 vjeçari Haggis i mohon akuzat dhe është zotuar se “do të vazhdoj, së bashku me ekipin ligjor, të luftoj për të pastruar emrin tim”.

Teksa doli nga gjykata i shoqëruar nga tre vajzat e tij të rritura, regjisori tha se ishte “shumë i zhgënjyer”.

Breest, një nga pesë gratë që akuzuan skenaristin kanadez për përdhunime që datojnë që nga viti 1996, tha se ishte mirënjohëse “që gjykata zgjodhi të ndiqte faktet – dhe më besoi”.

Asnjë nga katër gratë e tjera nuk ndërmori veprime ligjore. Në vitin 2017, Breest, një publiciste, e paditi Haggis, duke e akuzuar se e kishte përdhunuar në shtëpinë e tij në lagjen SoHo të qytetit të New York katër vjet më parë.

Ajo pretendoi se regjisori i kishte bërë presion që ta shoqëronte për të pirë diçka në shtëpi, pas një premiere filmi.

Më pas, Haggis dyshohet se e detyroi atë të kryente seks oral dhe e përdhunoi pavarësisht lutjeve të saj për të ndaluar.

Breest deklaroi se kishte pësuar pasoja psikologjike dhe profesionale nga ngjarja.

Regjisori shtoi se publicistja kishte qenë flirtuese dhe kishte iniciuar puthjet si edhe seksin oral në një ndërveprim tërësisht konsensual. Ai shtoi se nuk i kujtohej nëse kishin kryer marrëdhënie.

Në gjyq u pretendua se regjisori s’mund ta kishte përdhunuar pasi vetëm tetë javë pasi iu nënshtrua një operacioni në shpinë.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version