Mjeku i Qendrës Spitalore të Traumës Fitim Marku i arrestuar për korrupsion ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Mësohetse mjeku ndodhet në spital, ku do t’i komunikohet masa e sigurisë, por ndërkohë mësohet se Marku ka pësuar ishemi cerebrale.
Mjeku anestezist Fitim Marku u arrestua me bujë më 23 shtator pasi dyshohet se ka marrë ryshfet për disa ditë me radhë nga qytetarët në spital.
Uniformat blu e kanë monitoriuar situatën e mjekut Marku pas denoncimeve nga pacientet për abuzim të detyrës nga ana e tij.
Në këtë mënyrë, policia ka futur në spital një pacient (agjent i infiltruar), i cili i ofroi mjekut shumën prej 20 mijë lekësh, të cilën ai nuk e ka refuzuar.

