Gjykata e Elbasanit ka vendosur që të mos ekstradojë blogeren ruse të kapur në uzinën e Gramshit, Svetlana Timofeeva drejt Rusisë. Fillimisht ishte prokuroria, ajo që kërkoi mos ekstradimin e ruses, pasi sipas tyre nuk dihen arsyet e ekstradimit drejt Rusisë. Po ashtu si argument, ata theksuan se nuk dihet nëse do të respekohen të drejtave të saj njerëzore në Rusi.
Po ashtu edhe avokati mbrojtës i saj Fatmir Lushi ishte në të njëjtën linjë me prokurorinë. Dhe Gjykata e Elbasanit vendosi që të mos ekstradonte rusen Timofeeva drejt Moskës.
Mikhail Zorin, Svetlana Timofeeva dhe ukrainasi Fiodor Mihailoviç u arrestuan nga policia pasi po fotografonin ambientet në Uzinën e Armëve në Gramsh. Ata tentuan që të futen në ambientet e brendshme të uzinës, por u diktuan nga ushtarët shqiptarë të cilët u bënë shenjë që të ndalojnë. Gjatë ndalimit të tyre mbetën të plagosur dy ushtarët shqiptarë. Gjatë procesit të hetimeve, Rusia lëshoi një fletëarresti për rusen, por Svetlana Timofeeva kërkoi nga drejtësia shqiptare që të mos lejojë ekstradimin e saj drejt Moskës, me pretendimin se atje i rrezikohej jeta.

