Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 33 vite burg për dy persona të arrestuar për trafik ndërkombëtar droge. Mësohet se SPAK ka kërkuar 18 vite burg për Irfan Sulajn, dhe 15 vite burg për Dëfrim Çelën, të cilët u kapën me heroinë. Ata akuzohen nga Prokuroria e Posaçme për kryerjen e veprave penale “Trafikim i narkotikëve” kryer më shumë se një herë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Sula e Çela u vunë në pranga në korrik të vitit te kaluar në kuadër te operacionit “Kujtesa”. Operacioni u zhvillua nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me autoritetet e drejtësisë së Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut. Nga hetimet e kryera rezulton se Irfan Sulaj dhe Dëfrim Çela gjatë vitit 2016 në bashkëpunim me persona të tjerë, kanë drejtuar trafikimin e heroinës nga Shqipëria drejt Greqisë dhe më pas na vendet e tjera të BE-së.

