Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas arrestimit të Vangjush Dakos. Sipas Berishës, gjykatësi ka firmosur para 4 ditësh për arrestimin e Dakos mirëpo nuk u ekzekutua pasi ishte kryeministri Edi Rama ai që e bllokoi.
POSTIMI:
Gjykatësi firmosi para 4 ditësh urdhërin e arresit të Dakos. Rama e bllokoi atë! Gjushi mbahet në burgun e të privilegjuarve! Pershendetje doktor. Asnje nuk e trajton se pse vendimi i arrestit eshte nxjerre te premten me firmen e gjyqt. Kurse Ekzekutimi beghet pas 4 ditesh. Kush e bllokoj? Sigurisht Rama!Kompromis ? Ne burgun e Dr eshte bere gati dhoma tek sektori shendetsor. Perderisa po hetohën nga Spaku duhet te qendrojne ose tek 313 ose 302. Ai sektor po behet burgu i VIP ve dhe te kujton paraburgimin e Eskobarit ku ishte ky qe i percaktonte kushtet….miqesisht .
ÇFARË NDODHI SOT?
Ish-kryebashkiaku i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako është vetëdorëzuar në SPAK pas urdhër arrestit të lëshuar lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh për një leje ndërtimi të dhënë para 11 vitesh dhe për një tender të vitit 2014-2015 që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 180 milionë lekësh. SPAK ka lëshuar edhe 9 urdhër arreste për 9 ish-zyrtarë të bashkisë së Durrësit të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në korrupsion, shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash. Për 6 prej tyre SPAK ka urdhëruar arrest me burg, ndërsa për 3 prej tyre, gra, është lënë në fuqi masa për arrest shtëpie.

