Ministri i Bujqësisë i Ekuadorit, Bernardo Manzano ka dorëzuar dorëheqjen e tij pasi i doli emri në hetimin e nisur për korrupsion dhe lidhje me trafikun e drogës që përfshinte dhe njerëz të afërt me presidentin Guillermo Lasso. 

Në një deklaratë për shtyp, Manzano pranoi se ai ia kishte dorëzuar CV-në e tij Rubén Cherrez, njeriut që sipas investigimit të La Posta, po emëronte emrat e rinj në kabinetin e qeverisë. Cherrez është ojesë e një karteli droge, por vendimin për të bërë këto emërime e kishte marrë pasi ishte mik me Danilo Carreran, kunatin e presidentit Lasso.

Manzano tha se nuk ka asnjë lidhje miqësie me Cherrez, por që e kishte takuar atë në një mbledhje shoqërore në korrik 2021 dhe i kishte dërguar CV-në.

“Gjithsesi mohoj që emërimi im të jetë bërë për shkak të një personi jashtë administrates. Dua të tregohem i kujdesshëm dhe parandaloj që kjo rastësi fatkeqe të përdoret për të dëmtuar qeverinë,”- shtoi ministri.

Manzano, i cili shërbeu më pak se një vit në këtë detyrë, është zyrtari i pestë i lartë në kabinetin e Lasso që dorëzon dorëheqjen e tij në më pak se një javë.

Këtë të hënë, një raport i inteligjencës ekuadoriane, i publikuar nga La Posta, zbuloi lidhjet e presidentit ekuadorian me mafien shqiptare dhe trafikun e drogës, një situatë që, sipas disa analistëve, mund të sjellë fundin e mandatit të tij në Ekuador. Aktualisht, zëra të ndryshëm kërkojnë dorëheqjen e Presidentit Lasso, shkarkimin, tërheqjen apo ‘kryqëzimin’ e tij publikisht për t’i dhënë fund mandatit të tij dhe për hapur rrugën drejt zgjedhjeve të reja.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version