Bernard Cera, një 21-vjeçar shqiptar është dënuar me 14 muaj burg pasi është kapur brenda një ‘shtëpie bari’ në Britaninë e Madhe. Para gjykatës, Cera është shprehur se kishte 10 mijë paund borxh për të shlyer dhe ishte kërcënuar, ndaj ishte detyruar që të bëntë atë punë.

21-vjeçari u arrestua dhjetorin e vitit të shkuar. Ai gjet në një ‘shtëpi bari’ gjatë bastisjes së bërë nga policia, por tentoi të arratisej. Pas disa orësh kërkim, ai u gjet i fshehur në disa thaës plehrash dhe u vu në pranga.

Në atë banesë, policia gjeti dhe sekuestroi 230 bimë kanabisi të madhësive të ndryshme, llamba dhe fidanë gati për kultivim. Pasi të përfundojë dënimin, shqiptari do të deportohet drejt Shqipërisë.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version